Malkaj largohet nga DWM pas problemeve shëndetësore, video e tij nga spitali

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Një fat i trishtë duket se po ndjek çiftin Aurela Hoxha dhe Mehdi Malkaj në garën e tyre në ?Dance With Me?.

Mehdi Malkaj, aktori brilant i skenës dhe teatrit pësoi një lëndim në gju gjatë përgatitjes intensive të koreografive. Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve nuk ishte e mjaftueshme që ai të rikuperohej plotësisht për të vazhduar garën për çmimin e madh. Ata vendosën që Malkaj duhej t?i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.Nga spitali, ai kishte një mesazh për partneren e tij në kërcim, Aurela Hoxha: ?Mikja ime e mirë, partnerja ime e shkëlqyer, të kam shumë xhan! Të dua shumë. Më vjen keq që e ndërpret këtu sfidën, por nuk kam ç?bëj, është defekt fizik. Të uroj shumë suksese, rrugë të mbarë në fusha të tjera, në rrugën tënde, në punën tënde, në ëndrrat e tua. Të dua shumë.?

Por, fatmirësisht, mjekët thonë se Malkaj së shpejti do të rikuperohet plotësisht. ?Gjuri do të rikthehet në funksion siç e ke pasur më përpara.?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS