73 mln USD me shume se projektimi vetem për nje segment

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Vetëm segmenti i parë i rrugës Tiranë ? Elbasan ka kushtuar 75 milion dollarë më shumë se kontrata fillestare.
Televizioni Klan ka siguruar një dokument konfidencial të auditit që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Raporti evidenton se që nga viti 2012-të dhe deri në Nëntor të këtij viti, kontrata është ndryshuar 12 herë, ku vetëm për aksi i parë i projektit ka marrë 80% më shumë fonde.

Ky segment ishte projektuar të realizohej me 83.9 milion dollarë, ndërsa faturat e prera për firmën kanë arritur vlerën 152 milion dollarë.

Shtesat me vlerë në para për aksin e parë kanë ndodhur të gjitha nga data 6 prill 2014 deri në 6 prill të këtij viti. ?Kontrata deri tani ka pësuar gjithsej 12 amendime që bëjnë fjalë për specifikime teknike, zgjatje afatesh dhe ndryshim vlere dhe ndryshim të kushteve të përgjithshme të saj,? thotë raporti.

Edhe kostot e supervizionit të punimeve janë rritur me 3.8 herë më shumë se kontrata fillestare, kjo për shkak të zgjatjes së afateve të punimit. Nga 1.9 milion dollarë që ishte fillimisht pagesa për supervizorin, kontrata e fundit e nënshkruar në 11 korrik të këtij viti ka dhënë shumën 7.2 milion dollarë.

Raporti i auditimit shprehet se punimet e kompanisë kontraktore janë miratuar nga Autoriteti Rrugor pa marrë vlerësimin e supervizorit dhe këshillit teknik, procedurë e detyrueshme me ligj dhe që ka krijuar pamundësi në verifikimin e punimeve reale dhe ecurinë zbatimit të projektit nga firma që bërë punimet.

Në miratimin e shtesës së fundit prej 35 milion dollarësh, e cila u miratua në pranverë të këtij viti nga Kuvendi i Shqipërisë, auditimi thotë se ARRSH mban dy qëndrime të ndryshme për vlerën reale të projektit.

Bankës Islamike që ka dhënë kredinë i është kërkuar 56 milion dollarë, sipas konkluzioneve të supervizorit të projektit, ndërsa Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Financave i është kërkuar shuma 35 milion dollarë.

Kjo shumë, thotë raporti, ?nuk është e mirëargumentuar dhe e studiuar duke sjellë pasojë mosmbulim e projektit me fondet e nevojshme?. Përllogaritet se për mbylljen e projekti mund të nevojiten edhe 21 milionë dollarë të tjera.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS