Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër makinë luksoze u dogj në qytetin e Vlorës, në një ngjarje të qëllimshme që vjen si vijimësi e rasteve të ngjashme të shënuara muajt e fundit në qytetin bregdetar.
Mjeti tip LEXUS u dogj pas mesnate ndërsa ishte i parkuar në lagjen " Partizani".
Makina është në pronësi të shtetasit Spiro Pando , i cili rezulton të jetë ndërtuees por ka qenë i parkuar pranë banesës së Roland Demes, punonjës në kompaninë e ndërtimit që kishte në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.
Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-digjet-gjate-mesnates-automjeti-ne-parkim