Ora News - Lutjet e Papës, mesha e së dielës i dedikohet Shqipërisë dhe Indisë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në meshën e së dielës Papa Françesku u lut për popujt e prekur nga fatkeqësisë natyrore, për shqiptarët për përmbyjet e nodhura javën e kaluar dhe për indianët e prekur nga cikloni. Në sheshin ?Shën Pietër? Papa Françesku tha se është pranë familjeve që janë vënë në provë të ashpër nga përmbytjet.

Mesha e së dielës e Vatikanit është dedikuar vendeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore. Në sheshin ?Shën Pietër?, Papa Françesu është lutur për popullin shqiptar të prekur nga përmbutjet dhe për indianët e goditur nga cikloni Okhi.

"U jam pranë, tha ai, popullsisë indiane të goditur nga cikloni Okhi dhe familjeve të shumë peshkatarëve të humbur. U jam pranë, tha Ati i Shenjtë, dhe popullit shqiptar i vënë në provë të ashpër nga përmbytjet e shumta në vend."

Gjendja e rëndë në të cilët u përfshinë mjaft zona në Shqipëri pas përmbytjeve të mëdha të ditëve të fundit është përcjellë me vëmendje nga të gjitha mediat italiane si dhe nga Radio Televizioni i Selisë së Shenjtë.

"Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar ndihmë komunitetit ndëkombëtar për t'i bërë ballë emergjencës së shkaktuar pas përmbytjeve të mëdha në vend", shkruan Radio Vatikani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lutjet-e-papes-mesha-e-se-dieles-i-dedikohet-shqiperise-dhe-indise

Share This Video


Download

  
Report form