Ora News - “Përplasja” për linjën e Tiranës, shoferët e furgonëve në Dibër vijojnë protestën

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej tetë ditësh shoferët që për vite me radhë kanë kryer linjën Dibër-Tiranë protestojnë duke bllokur terminalin e pasagjerëve. Ata janë në konflikt me një shoqëri të re autobusësh e cila ka marrë licensë, por që sipas tyre është e falsifikuar. Akuzat hidhen poshtë nga shoqëria e re e cila thotë se ka të gjitha kapacitetet për të zbatuar kontratën.

Për të tetën ditë shoferët e furgonëve dhe autobusëve në Dibër bllokuan terminalin e pasagjerëve në qytetin verilindor.

Ata thonë se nuk lejohen që të kryejnë transport drejt Tiranës pasi Bashkia ka licensuar një shoqëri tjetër autobusësh. Por këtë të fundit akuzojnë se licensa është e falsifikuar dhe ka krijuar monopol.

?Edhe me gjak do ta mbrojmë sepse ne punojmë për fëmijët tonë, blihen me lekë apo sesi është bërë kjo punë nuk e dimë?.

? Jemi pa punë që prej 10 muajsh, kërkojmë të licensohemi dhe të fillojmë punën?.

Ata shtojnë se policia e Dibrës ka shoqëruar në polici disa drejtues mjetesh dhe qytetarë që kanë filmuar protestën.

?Dy qytetarë dhe një shofer janë në komisariat pse kanë filmuar çështjen tonë, një gjë reale, nuk lejohet?.

Ndërsa pronari i shoqërisë shprehet se posedon licensë të rregullt dhe ka mjetet e nevojshme për të plotësuar oraret.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasja-linjen-e-tiranes-shoferet-e-furgoneve-ne-diber-vijojne-protesten

Share This Video


Download

  
Report form