Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në autostradën Tiranë-Elbasan përpara tunelit njëri nga senset e kalimit vijon të jetë i bllokuar për shkak të shkëputjes së një masivi shkëmbor. Autoritet po punojnë për të normalizuar lëvizjes ndërsa drejtori i ARRSH Afrim Qendro tha se do të kryet investigimi dhe studimi i detajuar për arsyet e rrëshqitjes së dherave përgjatë këtij segmenti.
Njëri sens i atuostradës Tiranë-Elbanan vijon të jetë i bllokuar pasi një ditë më parë u shkëput një masiv shkëmbor. Autoritet rrugore dhe ekspertët po punojnë për lirimin e rrugës ndërsa policia po lejon qarkullimin e automjeteve vetëm më një sens në krahun tjetër të autostradës.
Drejtori i ARRSH Afrim Qendro tha se se përfaqësuesit e firmës dhe ekspertë po bëjnë investigimet dhe planin e punës se cila do të jetë zgjidhja për këtë segment.
I pyetur nga gazetarët nëse shkak për këtë situatë është mungesa e mirëmbajtjes dhe abuzimet që bëhen deri në miliona dollarë ndërkohë fenomeni i rrëshqitjeve përsëritet, drejtori Qendro tha se deri më tani nuk ka të dhëna se bëhet fjalë për abuzime.
Autoritet po punojne që sensi i autostradës të lirohet, ndërsa fenomeni i rrëshqitjes së dherave vazhdimisht ka krijuar probleme në këtë aks të rëndësishëm nacionale. Për këtë arsye është kërkuar që të bëhet një investigim dhe studim gjeologjik mbi arsyet real të shkarjes së tokës; proces ky që duhet të ishte bërë përpara ndërtimit të rrugës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bllokimi-i-autostrades-tirane-elbasan-qendro-do-investigohet-situaten