Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qarku i Kukësit në orët e para të mengjesit u përfshi nga reshje dëbore. Reshjet janë me intensitet mesatar e të ulët dhe mbi 600 m lartësia e dëborës varion nga 5 deri 20 cm në rajonin e Valbonës.
Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën bëhet e ditur se nuk ka patur probleme. Ndërkohë në akset ku ka prani dëborë janë angazhuar edhe borëpastrueset.
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.
Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.
Rrugët me dëborë
Rruga e Kombit lartësia e borës 5 cm në Tunel-Kalimash.Kanë punuar 6 borëpastruese.
Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 6 cm në Q.Shllak.Kanë punuar 4 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë lartësia e borës 5 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.
Kukës-Ura e Zapodit nuk ka prani dëbore.Kanë punuar 2 fadroma për pastrimin e gurëve e dherave.
Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli.Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Kam lartësia e borës 5 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë lartësia e borës 20 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese dhe 2 fadroma.
Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 5 cm .Ka punuar 2 borëpastruese.
Janë vënë në punë 20 borëpastruese 4 fadroma për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.
Aktualisht janë pa energji vetëm Njësia Administrative Zapod e Bashkisë Kukës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbardhet-kukesi-ne-rrugen-e-kombit-trashesia-e-debores-deri-ne-5-cm