Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vijim të takimeve të tij në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u takua me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.
Gjithashtu Ruci dhe delegacioni që e shoqëron u prit në një takim nga Kryetarja e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe nga Kryetari i Shumicës Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin Mc Carthy.
Ruçi shoqërohej nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli, dhe nga deputeti Anastas Agjeli.
Gjatë takimi me Kryetaren e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve znj. Nancy Pelosi, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë.
Lidhur me këtë, Pelosi u shpreh se: ?Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në Amerikës në gadishullin e Ballkanit?.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, pasi e falënderoi znj. Pelosi për mikpritjen, theksoi rëndësinë e vijimit intensifikimit të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve. Z. Ruçi vlerësoi kontributin e dhënë nga Kryetarja e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan duke u shprehur se: ?Keni mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin tuaj personal ndaj Shqipërisë?.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ruci-vijon-takimet-ne-shba-shqiperia-nje-aleat-i-rendesishem-ne-ballkan