Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në arrest me burg të arrestuarit për kamionin me 2.5 ton drogë i cili u ndalua në Ankona në janar të 2017.
Në arrest me burg u la nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj si dhe Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Altin Katundi, Mikael Hila, Skënder Siqeca, dhe Arbi Mustafa.
Kamioni me drogë u nis nga porti i Durrësit dhe u ndalua në Ankoma.
Mes të arrestuarve janë dhe dy ish efektivë policie si dhe një agjent doganor dhe një doganier i portit të Durrësit.
Çfarë ka ndodhur nga dita kur u kap kamioni me droge?
9 janar 2017 - Kamioni me drogë është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari.
9 janar 2017 Policia Italiane arreston në flagrancë Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës. Në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi Demo Progonati, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.
13 janar 2017- Regjistrohet procedimi penal nr.12 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në bazë të informacionit të sjellë nga Pala Italiane.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mbeten-ne-burg-7-te-arrestuarit-kamionin-me-25-ton-drog