Një shpërthim është verifikuar mëngjesin e kësaj të premteje në bazamentin e një dyqani në Fushë Krujë, ku për pasojë janë regjistruar dëme materiale.
Dyqani rezulton në pronësi të shtetasit me inicialet E.Xh, 36 vjeç. Shpërthimi është realizuar nga një sasi e vogël lënde plasëse.
Një grup i posaçëm është ngritur nga policia, që po heton për identifikimin e autorëve të këtij sulmi. Grupi po koordinohet dhe me Prokurorinë e rrethit të Krujës, për veprën penale të ?shkatërrimit të pronës me eksploziv?.