Panairi Kombetar i Sporteve te Aventures

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Shqipëria do të fokusohet në zhvillimin dhe promovimin e turizmit të aventurës, si një mundësi që sjell punësim dhe zhvillim ekonomik. Kjo u bë e ditur gjatë panairit të parë kombëtar të Sporteve të Aventurës të mbajtur në Ditën e Rinisë, ku i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

"4 në 10 turistë në botë sot zgjedhin turizmin e aventurës. Shqipëria është i pesti në botë për potencialin që ka për të zhvilluar këtë turizëm. Ne jemi këtu për ta bërë të mundur dhe jam i bindur se edhe falë turizmit të aventurës, ditë më të mira kemi përpara".

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri iu drejtua disa herë disa të rinjve që fishkëllenin që prej nisjes së aktivitetit.

"Ju 10 bilbila që jeni këtu që fishkëlleni nga kënaqësia, dilni në pyll, hipni në pemë fishkëlleni".

Bazuar në raportin e Bankës Botërore, 2017 ka regjistruar 30 mijë turistë të aventurës në Shqipëri, ndërsa pritet që në 2018 ky numër të dyfishohet. Vetëm nga kjo fushë, në 2019 mendohet se do të mund të gjenerohen 110 milion euro. Shqipëria ka 80 kanione për raftin, 80 shtigje për të ecur në këmbë dhe 74 ture për biçikletat, ndërsa në 2018 do të ngrihen edhe ekipe profesionale të shpëtimit nga toka, uji dhe ajri.

Share This Video


Download

  
Report form