PS: Rapiscan, koncesion korruptiv, Prokuroria heshti per 5 vjet

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Partia Socialiste duke iu referuar një investigimi të kryer nga rrjeti mediatik amerikan "Bloomberg" e akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se përmes një kontrate abuzive me kompaninë Rapiscan përfitoi miliona dollarë.

?Një ditë më parë, rrjeti prestigjioz ?Bloomberg? publikoi prova të pakundërshtueshme se gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit dhe kompanisë amerikane që fitoi tenderin, iu kalua në formë ryshfeti ish kryeministrit Berisha dhe njerëzve të tij më të afërt?.

Gjylameti duke iu referuar investigimit bën publike dhe skemën e aferës që sipas saj ka ndodhur vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të 2013.

?Rapiscan Systems, me bazë në Kaliforni, fitoi tenderin për këtë kontratë qindra milionë dollarëshe, por vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani shqiptare e padëgjuar deri më atëherë. Shitja e aksioneve u bë vetëm për 490 lekë. Pra, një gjysmë, që në letër vlen të paktën 125 milionë dollarë, iu kalua kompanisë së ish kryeministrit Berisha për vlerën e një kafeje?.

Kontratat me kompaninë Rapsikan e firmosur nga qeveria Berisha është denoncuar nga socialistët kur ishin në opozitë, ndërsa kur erdhën në pushtet ata rinegociuan atë duke bërë të mundur që deklaratat doganore për çdo zhdoganim të ulej nga 39 euro në 5-22 euro. Maxhoranca i kërkon Prokurorisë të hetojë mbi këtë skandal siç e quan ajo për të cilin u hesht 5 vjet pavarësisht se provat ishin mbi tryezën e prokurorit.

Share This Video


Download

  
Report form