“Tring” shpallet kompania e vitit - News, Lajme - Vizion

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Platforma dixhitale Tring Communication vlerësohet maksimalisht nga Dhoma e Tregtisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore.



Është vlerësuar si e para kompani që ka sjellë shërbimin IPTV në familjet shqiptare. E këtë çmim ia dedikon të gjithë abonentëve që besojnë dhe zgjedhin Tring.



Këtë inovacion kompania Tring e ofron për shqiptarët që nga Marsi i vitit 2014 e falë kësaj teknologjie të gjithë atyre që kanë zgjedhur shërbimin IPTV, u mundësohet akses në televizion nëpërmjet internetit dhe një sërë shërbimesh të reja.



IPTV është një platformë interaktive, e cila plotëson çdo dëshirë tuajën. Ju mund të ndaloni filmin dhe ta shihni më vonë, apo mund të zgjidhni kategorinë e preferuar, për të përmbushur kërkesat dhe dëshirat e familjarëve.



Eventi që bën bashkë sipërmarrësit më të mirë shqiptarë, u vlerësua edhe nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi.



Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministrat e Ekonomisë së Shqipërisë, Kosovë e Maqedonisë.

Share This Video


Download

  
Report form