http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ceremonitë qeveritare për 105 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqiptare, u zhvilluan me pak ditë vonesë, për shkak të angazhimit të Forcave të Armatosura në operacionet e shpëtimit në zonat e përmbytura.
E për këtë kryeministri Edi Rama foli me superlativa për të gjithë ata që mundën të kapërcenin situatën e vështirë.
Për aksionin në vijën e parë të betejës në zonat e përmbytura, qeveria tha kryeministri, do t?i shpërblejë financiarisht.
Një mea-culpa qeveritare kryeministri e bëri për pagat e ulëta të Forcave të Armatosura. Por premtoi se vitin e ardhshëm do të nisë rritja e ndjeshme e pagave dhe buxhetit të mbrojtjes.
Në ceremoninë e 105-vjetorit të krijimit të ushtrisë, u dekoruan 7 reparte ushtarake, për kapërcimin e gjendjes së vështirë të shkaktuar nga përmbytjet në zonat më të goditura.