Basha refuzon Ramën: I vetmi pakt, Kushtetuta

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

I vetmi pakt të cilin Lulzim Basha thotë se mund të bëjë me kundërshtarin e tij politik është ai për zbatimin e kushtetutës dhe prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Europian. Në përgjigje të ftesës së Kryeministrit për zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm, kreu i Partisë Demokratike reagoi me një deklaratë ku rendit 4 pika që sipas tij i hapin rrugë këtij procesi dhe funksionimit të demokracisë.

?I vetmi ?pakt? që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Ne mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t?i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të Byrosë së Hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit?.

Për Bashën një prej kushteve është edhe shkëputja e qeverisë nga krimi.

?Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë. Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt?.

Basha thotë se Partia Demokratike do të japë kontributin në Kuvend dhe në institucione për këto çështje, duke lënë të kuptohet se një tryezë më kryeministrin nuk do t?i shërbente këtij qëllimi.

?Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolina partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet?.

Në reagimin e tij, Basha përmend si kushte edhe hetimin e koncesioneve në shëndetësi, për inceneratorët si dhe ndalimin e nderhyrjeve abuzive në pronat e qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form