Report TV - SHBA dhe BE mbështesin qëndrimin e OPDAT dhe EURALIUS

Report TV 2018-05-09

Views 0

Në një kohë ku politika shqiptare është përfshirë nga polemikat e ashpra për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka ardhur dhe reagimi i fortë i ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Ambasadori Lu ka dalë kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deklaroi ditën e sotme se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri sa ta shkarkojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Donald Lu deklaron se Llalla duhet të largohet sot, duke i bërë thirrje Kuvendit të zbatojë ligjin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kreu i diplomacisë amerikane bën me dije se mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit, në të cilin thuhej se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokurorit.

Sot mbaron zyrtarisht mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe mazhoranca ka deklaruar se brenda 30 ditësh do të caktohet kryeprokurori i ri i përkohshëm. Kjo është kundërshtuar nga opozita, e cila thekson se kryeprokurori i përkohshëm është një shpikje e PS dhe se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e KLP.

Share This Video


Download

  
Report form