http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur paraditen e sotme për një vizitë dyditore në Greqi, e cila konsiderohet historike.
Presidenti turk është pritur në aeroport nga Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias. Ai është drejtuar drejt monumentit të ushtarit të panjohur ku ka vendosur një kurorë e më pas është shkoi në presidencë ku u prit nga homologu i tij Prokopis Pavlopulos.
Gjatë takimit kreu i shtetit grek Pavlopulos theksoi se ?Traktati i Lozanës nuk është i negociueshëm dhe nuk ka nevojë për një përditësim apo rishikim, pasi mbulon plotësisht çështjet që duhet të mbulojë dhe nuk lë hapësirë për zonat gri, duke rregulluar çështjet me pakicat përkatëse,?
Ndërkohë që Erdogan këmbënguli ne rishikimin e traktatit te Lozanes. Ai u shpreh se ka shumë shembuj në botë dhe ketë do ta diskutojë dhe me kryeministrin Cipras.
Kanë kaluar plot 94 vite nga nënshkrimi i traktatit ? theksoi Erdogan, dhe gjërat kanë ndryshuar. Përparësi për ne ka çështja e mbrojtjes së minoritetit turk në Greqi. Nga ana tjetër, duhet të përforcohen marrëdhëniet në ekonomi, ushtri dhe turizëm.
Pas takimit me Pavlopulos, presidenti turk është pritur nga kryeministri Cipras.
Gjatë orëve të mbasdites Erdogan do të zhvillojë një takim dhe me kryetarin e partisë demokracia e re Kiriakos Micotakis.
Sipas burimeve diplomatike të dyja palët do të shqyrtojnë nevojën për të ringjallur dialogun midis vendeve. Pala greke do të kërkojë rifillimin e bisedimeve mbi një zgjidhje të drejtë dhe të besueshme në Qipro, ndërsa axhenda e bisedimeve përfshin bashkëpunimin Greqi-Turqi në çështjen e menaxhimit të flukseve të refugjatëve.
Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike në fushën e energjisë, turizmit, investimeve, tregtisë dhe transportit do të jetë gjithashtu ne tryezën e bisedimeve.
Pala greke pritet të shprehë mbështetjen e saj për kursin e pranimit të Turqisë ne BE, siç ka theksuar dhe kryeministri Tsipras, ?Grekët gjithmonë do të mbështesin demokracinë në Turqi dhe një Turqi të orientuar drejt Evropës?.
Ndërkohe, nesër presidenti Erdogan do të shkoj në Thrakën perëndimore dhe do të takoja pjesëtare të komunitetit turk në qytetin e Komotinisë.
Kjo vizitë historike vjen 65 vite pas vizitës së fundit të një presidenti turk në Greqi. Athina ndërkohë është blinduar prej ditësh nga masa të larta sigurie, teksa mbi 3 mijë efektivë policie janë në gatishmëri, e po ashtu janë mbyllur disa rrugë dhe stacione metroje.