http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krijohet ne Bruksel Komuniteti i Transportit, pjese e së cilit është edhe Shqipëria. Ne takimin e Ministrave të Transportit dhe Infrastrukturës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Damian Gjiknuri tha se ky është hap shumë i rendesishem për integrimin e Shqipërisë ne BE.
?Kjo organizatë do të përdoret si një urë bashkëpunimi, si një institucion i rëndësishëm për harmonizimin e projekteve, promovimin e vlerave të njëjta, harmonizimin e politikave të transportit mes shteteve dhe synimi final është padyshim integrimi i krejt rajonit në Bashkimin Evropian edhe sa i takon infrastrukturës e transportit?.
Sipas Gjiknurit ky komunitet do të ndihmojë ne thithjen e fondeve të Bashkimit Evropian, duke plotësuar mangësitë që Ballkani Perëndimor ka sa i takon infrastrukturës.
?Do të theksoja këtu korridoret kryesore siç janë korridoret e transportit ku është dhe ai Jonian-Adriatik; projektet e rëndësishme hekurudhore siç janë ato mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe zgjerimi i hekurudhës drejt Maqedonisë dhe Greqisë. Pra, këto korridore do të shikohen me prioritet përsa i takon financimeve të mëtejshme të Bashkimit Evropian dhe ky mekanizëm tashmë i krijuar do të koordinojë më mirë mes institucioneve financiare por edhe për të promovuar projektet prioritare që meritojnë financim nga institucionet ndërkombëtare?.
Gjatë vizitës në Bruksel, ministri Gjiknuri u takua me komisioneren për Transportin Violeta Bulc dhe ministrat e transportit të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.