Report TV - Banorët e përmbytur nga Vjosa apel shtetit për dëmshpërblim

Report TV 2018-05-09

Views 1

Tërheqja e ujit të Vjosës nga zonat e Novoselës ka lënë pas pasoja të rënda, të cilat për banorët e zonës, duket se nuk do të kalojnë lehtë. Report TV ishte në dy prej banesave më të prekura, të cilat përmbytjet i kanë lënë të shkatërruara.

Kur kanë kaluar pesë ditë nga shirat me intensitet të lartë të cilët bënë që edhe lumi Vjosa të dalë nga shtrati, shenjat e lëna pas nga tërheqja e ujit janë dëshmi e asaj çfarë kanë humbur këta banorë.

Report TV ishte në Novoselë, ku u ndal në dy banesa të cilat kanë qenë ndër më të dëmtuarat. Arjan Kuqali thotë mes trishtimit nuk është hera e parë që dalja e Vjosës nga shtrati shkakton një situatë të tillë.

?Dollapi, mobiliet në dhomën e gjumit, guzhina janë dëmtuar, uji arriti 80 centimetra brenda tani kam marrë një shtëpi tjetër dhe jetoj aty, po të dalësh jashtë ka akoma uji, tokat janë të mbushura akoma me uji është hera e katërt që përmbytemi nga lumi Vjosa kjo gjë ndodh që në vitin 2015,? tha Arjan Kuqali banor i prekur nga përmbytja.

Lavdosh Miho, ashtu si edhe shumë bashkëfshatarë të tjera, është dorëzuar para fuqisë natyrore, e cila e ndihmuar pak edhe nga neglizhenca e shtetit, sollën pasoja katastrofike.

Share This Video


Download

  
Report form