Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Vlorë-Zvërnec, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti është verifikuar pranë zonës së Pyllit të Sodës, ku shtetasi me inicialet F.A ishte duke drejtuar mjetin e tij tip ?Seat? me targë ?AA 577 OF?. 23-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Nga ky veprim ka mbetur i lënduar ai vetë dhe një shtetase që udhëtonte bashkë me të, e identifikuar me inicialet S.Q. Me të mbërritur në vendngjarje, uniformat blu kanë shoqëruar në Spitalin Rajonal të Vlorës të lënduarit, të cilën pas marrjes së mjekimit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.