Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë gjatë diskutimit për Aktin Normativ se deri në fund të këtij viti ish-të përndjekurit që janë gjallë do të marrin këstin e tetë në masën 100%.
?Deri në datën 31 dhjetor ish- të përndjekurit do të marrin këstin e tetë në masën 100% për të gjallët? tha ai. Më pas ministri u shpreh se do të ketë edhe një fond shtesë për organet e Vettingut.
Në komision gjatë diskutimit nuk kanë munguar edhe debatet mes ministrit dhe deputetëve të opozitës për fondin e Avokaturës së Shtetit në gjyqet në Arbitrazhin ndërkombëtar.
?Për çështjet e Kalivaçit dhe TV, avokati i shtetit ka nevojë për shpenzimet për t?u përfaqësuar. Avokatit duhen 127 milionë lekë për mbrojtjen e çështjeve. Përsa shkak të ndryshimit që i bëmë ligjit të pronave kemi një dakordësi me Strasburgun, kjo nuk i pengon shqiptarët të shkojnë në Strasburg, por gjykata reflekton në bazë të ligjit shqiptar.
Ka shpenzime, pagesa që janë në konsekuencë të kohës? tha ministri Ahmetaj. Opozitës për gjyqet e shtetit me biznesmenin italian iu përgjigj edhe Braçe, i cili u shpreh se ?Ai atje po kërkon mbështetje politike dhe po i jepet nga ju?.