Report TV - 15 kamionë me ndihma nga Kosova për zonat e prekura nga përmbytja

Report TV 2018-05-09

Views 0

Pas përmbytjeve të mëdha me të cilat u përball Shqipëria, nevojat për ushqim për njerëzit dhe kafshët janë të nevojshme.
Duke parë këtë gjendje , popullata dhe bizneset e Kosovës u solidarizuan për ti ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet.

Në drejtim të territorit shqiptarë sot janë future 15 kamion nga Prizreni , Gjilani , Peja e Malisheva , me ushqim për njerëzit dhe kafshë.

?Pas reshjeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri që pasuan edhe me përmbytjeve të mëdha, shoqatat e biznesit në Kosovë kanë menduar dhe po dalin me një ide për grumbullimin e ushqimeve?, tha Bushati.

Në kushtet më të vështira , dy vendet tona zgjasin dorën e ndihmës. Për këtë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi falenderon solidaritetin në vepër të institucioneve dhe popullatës së Kosovës.

?Është një solidaritet i jashtëzakonshëm i gjithë institucioneve të Kosovë, i bizneseve, i njerëzve të thjeshtë, për të ndihmuar Shqipërinë në këto ditë të vështira.

Nevojat janë të gjithanshme, por emergjente është sigurimi i bazës ushqimore për bagëtinë. Falënderojmë të gjithë individët e bizneset që i janë përgjigjur që në ditën e parë nevojave të vëllezërve të tyre nga ana tjetër e kufirit?, u shpreh Minxhozi.

Share This Video


Download

  
Report form