Report TV - ARRSH nis zhbllokimin e rrugës nga dëbora

Report TV 2018-05-09

Views 0

Autoriteti Rrugor ka nisur ndërhyrjen për zhbllokimin e aksit Qafë Thore- Theth këtë të mërkurë. Lajmi është bërë i ditur nga prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja. Sipas prefektit Millja, kushtet atmosferike kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës nga reshjet e borës në qarkun e Shkodrës.
E duke u ndalur tek bllokimi i aksit Qafe Thorë- Theth, prefekti Millja ka bërë të ditur se është shumë pranë zgjidhja përfundimtare për mbajtjen hapur të këtij segmenti rrugor. Sipas prefektit, në Qafë- Thore do të stacionohen mjete borë- pastruese që do të mbajnë të hapur këtë segment.

?Dy janë problemet më kryesore, njëra rruga e Thethit, problemi më themelor. Me angazhimin e bashkive dhe ARRSH janë marrë masat dhe po punohet në Qafë Thore për hapjen sa më shpejt të këtij segmenti. Edhe në Dukagjin është punuar nga bashkia për pastrimin. Duke parë këtë shqetësim serioz kemi komunikuar edhe me autoritetet qendrore dhe po punojmë që këtë segment ta zgjidhim me mirëmbajtje të sigurt që rrugë kalimi të jetë i pandërprerë? deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form