Report TV - Romano Prodi rikthim në Shqipëri: Luftoni krimin dhe korrupsionin, zbatoni reformat

Report TV 2018-05-09

Views 1

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka tërhequr ?veshin? politikës shqiptare, teksa i ka kërkuar të zbatojë me përpikëri reformat e bëra, si rruga kryesore për integrimin drejt Bashkimit Evropian. Romano Prodi, i cili ndodhet në Tiranë për konferencën "Roli i ndërkombëtarëve në tranzicion", deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka me shpejtësi, ku më prioritare mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë, por edhe lufta ndaj krimit e korrupsionit.
?Një pikë e rëndësishme janë reformat e bëra, të cilat duhet zbatuar me përpikëri. Është i dukshëm ndryshimi i përditshëm juaji. Me prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit e korrupsionit. Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme, është momenti për të vepruar. Edhe ne duhet të hidhemi në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur?, deklaroi Prodi.

Më tej, ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se është mjaftueshëm i dukshëm.

Share This Video


Download

  
Report form