Lorenc Hasrama është një nga artistët më premtues në tregun e muzikës shqiptare. Korrektësi, vullneti dhe përkushtimi ndaj pasionit të madh e bëjnë atë të jetë gjithnjë duke hedhur hapa të sigurt drejt sukseseve të mëdha. Ai nuk ndodhet rastësisht në botën e madhe të artit, ai është rritur me pasionin e pakushtëzuar për muzikën, ka studiuar në liceun artistik dhe luan mrekullisht bukur në violinë, piano, kitarë, bateri dhe kompozon vetë. Ai ka publiku deri tani 2 projekte muzikore, është aktiv në jetën e natës.
?Jam akoma herët për ta patur rutinë jetën e natës, por shijoj hapsirën ku jam, nuk ka rëndësi ku dhe përball kujt për sa kohë jam me muzikën?, tha Hasrama në një intervistë të shkurtër për gazetaren Mira Mrruku.