Të ftuarit në 360 Gradë të Artur Z" />
Të ftuarit në 360 Gradë të Artur Z"/>

360 Grade- "Të vajtojmë përmbytjet apo të brohorasim shpëtimtarët?" (5 dhjetor 2017)

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të ftuarit në 360 Gradë të Artur Zheji, pranuan mbrëmjen e të martës se përmbytjet tashmë janë një pashmangshmëri dhe debati u fokusua te kostot e dëmshpërblimi. Ndërsa në emision ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi rrezikun prej një rezervuari, që sipas tij mund të shkaktojë cunami.
Të ftuar për të diskutuar situatën post përmbytje ishin deputeti i PS-së Eduard Shalsi, kryetari i PAA Agron Duka, ish-ministri Edmond Panariti, deputeti i PD-së Ervin Salianji, zv.ministri Petro Koçi dhe Gentian Gaba.
Gjatë debatit Shalsi mbrojti propozimin e kryeministrit Edi Rama për sigurimin e detyruar.
Eduard Shalsi: "Mora rastin e Francës sepse sigurimi është vullnetar. Po i referohem Turqisë, e cila ka kaluar disa katastrofa. Rrezikohet natyrore janë pjesë e jetës. Turqia nisur nga çka ndodhur, ku kemi rastet e tërmeteve dhe përmbytjeve dhe ka vendosur sigurim të detyrueshëm."
Por Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në "360Gradë" në Ora News, thotë se kompanitë e sigurimit nuk mund të kompensojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Agron Duka: "Është e vështirë të kompensohen në masën 100%. Mund të futeshin në punë edhe kompanitë e sigurimit. Mund të sigurojnë një pjesë të blegtorisë. Është biznes me shumë rrisk në këto zona. Nuk kanë as infrastrukturë dhe as kapital ta përballojnë një gjë të tillë, duke pasur parasysh gjendjen e infrastrukturës së menaxhimit të ujërave në Shqipëri."
Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, debatoi me deputetin Shalsi duke e cilësuar sigurimin e detyruar një taksë të fshehtë.
Ervin Salianji: "Pas çdo fatkeqësie, kryeministri kërkon të nxjerrë përfitim. Do që t'u vërë 200 mijë lekë apo 300 mijë lekë taksë për kompanitë e sigurimit. Në vend që t'u japë para qytetarëve, të shpallë gjendjen e emergjencës, ai kërkon t'u nxjerrë para shqiptarëve ndërkohë që i ka rritur"

Ndërkohë Gentian Gaba, nga PAA, theksoi se shteti nuk duhej t'i bënte bisht faturës.
Gentian Gaba: "Këta nuk ia dalin dot të zgjidhin problemin dhe kërkojnë të paguajnë. Këta thonë shpëtoni ju sepse shteti juaj nuk e merr përsipër infrastrukturën. Sapo doli problemi ju nxirrni asin dhe ja zgjidhja."
Më herët gjatë emisioni ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti paralajmëroi rrezikun e çarjes së rezervuarit të Manskurisë në Durrës, që do të përmbyste të gjithë zonën e Golemit.
Edmond Panariti: "Rezervuari i Manskurisë që është nën administrimin e Bashkisë së Durrësit është duke u çarë dhe po u ça do të marrë përsipër gjithë plazhin e Golemit dhe do të shkaktojë një cunam të vërtetë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/panariti-rezervuari-qe-eshte-duke-u-care-mund-te-shkaktoje-cunam

Share This Video


Download

  
Report form