Ora News – Debate në Kuvend, Berisha përplaset me Xhaçkën dhe Ballën për përmbytjet

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në seancën parlamentare të mbledhur për të diskutuar dhe miratuar rezolutën, "Për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni", ish-kryeministri Sali Berisha shpërtheu në akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar të zhytur në krim dhe korrupsion.

Berisha u ndal tek situata e përmbytjeve duke theksuar se qeveria refuzon të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pasi sipas tij nuk do të dëmshpërblejë qytetarët.

Berisha: Ka një moral, ata i ka përmbytur Vjosa. Ata do i dëmshpërblejë shteti se janë aty prej 20-30 vitesh. I kanë ndërtuar banesat, nuk mund ti them pse ke ndërtuar aty. Qeveria vetëm vjedh ndihmat e tyre.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka iu përgjigj ish-kryeministrit teksa ashtu sikurse shefi i saj falenderoi kryetarin e opozitës, ajo tha se cdo banor i prekur do të dëmshpërblehet.

Xhaçka: Askush që vuan sot pasojat e kësaj emergjence nuk do jetë jashtë vëmendjes sonë dhe planit të kompensimit të dëmeve.

Në parlament Berisha u ndal dhe tek akuzat për afera korruptive me ndërtimin e tre iniceratorëve duke theksuar se Rama jep më shumë se 200 milionë dollarë klientëve të tij, por në këtë pikë akuzës iu përgjigj me ironi, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/debate-ne-kuvend-berisha-perplaset-me-xhacken-dhe-ballen-permbytjet

Share This Video


Download

  
Report form