TIRANE- Gjatë pastrimit të kanalit kullues në Valias është gjetur një armë zjarri dhe një palë pranga. Vendi ku është gjetur arma është pranë një ure që lidh Valiasin e Ri me Valiasin e Vjetër, ndërsa është pushkë model karabinë me 10 fishekë.
Arma u pikas nga banorët fillimisht, të cilët po pastronin kanalin, ndërsa është njoftuar policia për ta sekuestruar. Report Tv sjell momentin kur është gjetur arma, e cila do t'i nënshtrohet testit balistik për të parë nëse është përdorur në ndonjë krim.
Gazetarja e Report Tv, Rashela Shehu gjatë raportimit nga vendi i ngjarjes u shpreh se nga kontakti me banorët ka mësuar se kanali ka mbi 15 vite pa u pastruar. Policia është lajmëruar rreth orës 12:20 minuta, por ka mbërritur pas mbi një ore ne vendin e ngjarjes.