Banoret e Ferrasit bejne bilancin

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

Rreziku kaloi, por tani banorët e Ferrasit kanë përpara një sfidë të vështirë. Të mbledhin gjithçka që shpëtoi nga pasuria e tyre.

Pjesa më e madhe e shtëpive të përmbytura janë banesa përdhese.

?Dollapi i njomë, të gjitha të njoma.?

?Mbi 80 cm brenda në shtëpi.?

?Sa çova kalamajtë nga plaka, këtej u mbytën të gjitha. Kisha 80 kokë shpesë deti kanë ngelur 10 kokë.?

?Sado që kishim vënë thasët me rërë, nuk pyeti më.?

Kompesimin e dëmeve e kërkojnë duke i kujtuar shtetit se gaboi herën e kaluar me trajtimin dhe ndihmat për familjet e prekura nga përmbytjet.

?26 milionë e ca lekë mbrapa edhe kam marrë 1 800 000 lekë të vjetra.?

?Përpara tre vjetësh nuk e morëm komplet dëmin, jo më do marrim dëm kësaj radhe prapë. Se besoj.?

Energjia është rikthyer, por ka ende probleme me ujin e pijshëm. Shkak për këtë është stakimi i pompave nga Ujësjellësi i Fierit për të shmangur përmbytjen e stacionit që ndodhet pranë brigjeve të Vjosës në Kafaraj.

/Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form