100 mije peme per parandalimin e erozionit dhe permbytjeve

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

Mënyra më e mirë për të parandaluar erozionin dhe përmbytjet nga shirat e rrëmbyer është mbjellja e pemëve. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit po vijojnë me projektin e mbjelljes së pemëve, si masë për të shmangur rrëshqitjet e dherave dhe fatkeqësitë natyrore.

Pjesës jugore të Unazës së Madhe i janë shtuar edhe 200 pemë të tjera, duke i dhënë formë tashmë asaj që do jetë Pylli Orbital i Tiranës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i kënaqur me ecurinë e projektit për mbjelljen e 100 mijë pemëve në vit, duke theksuar se kjo tregon se kur ka vullnet dhe dëshirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, edhe për gjërat që duken të pamundura.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS