Ora News - Ushtria në krye të përmbytjeve, në operacione 450 efektivë të FA

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata e rëndë e krijuar në vend, kryesisht në disa zona për shkak të reshjeve të shumta të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë që angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të jetë maksimal.

Përqendrimi më i madh i FA-ve, ka qenë dhe vijon të mbetet në luginën e Vjosës, ku janë evakuuar disa familje, ndërsa në operacione janë angazhuar rreth 450 efektivë të ushtrisë.

Gjatë ditës së djeshme FA-të, kanë qenë të pranishme dhe në Fushë-Krujë e Novoselë të Fierit, ku kanë bërë të mundur pastrimin e këtyre dy vendeve nga balta, si dhe kanë dhënë ndihmën me mjetet e tyre, për të larguar pjesën më të madhe të ujit.

Gjithashtu efektivët të FA-ve, nga Shkolla e Trupës në Bunavi dhe të Komandës Mbështetëse bënë të mundur forcimin e argjinaturës së trasesë të hekurudhës Fier-Vlorë. Po ashtu efektivët e batalionit të Xhenios përfunduan me sukses operacionin në ndihmë të banorëve në zonën e Frutikulturë, Valias i ri, bashkia Kamëz, për zhbllokimin dhe hapjen e kanalit kryesor.

Operacioni për zhbllokimin e kanalit zgjati 24 orë. Ndërsa, rreth 40 efektivë të ushtrisë, kanë marrë pjesë në vendosjen e thasëve me rërë në dy anët e argjinaturës se lumit Vjosë, në Darëzezë të Fierit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ushtria-ne-krye-te-permbytjeve-ne-operacione-450-efektive-te-fa

Share This Video


Download

  
Report form