Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Qarqet Fier dhe Vlorë nuk do të ketë më përmbytje. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se prurjet e lumit Vjosa pritet të ulen ndjeshëm sot dhe nesër.
Parashikimi i Gjeoshkencave:
Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme (e diel, dt.03) lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral.
Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve.
Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/gjeoshkencat-japin-lajmin-e-mire-vloren-dhe-fierin