Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 48 orëve reshje të dendura shiu që lanë pas pasoja e dëme të mëdha, verilindja u përfshi nga dëbora
Prej mesnatës gjithë qarku i Kukësit u përfshi nga bora që arrin deri në 30 centimetra trashësi në zonat malore dhe 5 cm në qytet
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Por reshjet e dëborës krijuan vështirësi momentale në disa rrugë ku u ndërhy nga firmat kontraktore të mirëmbajtjes që normalizuan situatën
Në rrugën e Kombit trashësia e dëborës arrin në 10 centimetra në zonën e Tunelit të Kalimashit, ndërsa gjatë gjithë kohës kanë punuar 10 borëpastruese për të mbajtur në hapur aksin nacional
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/pas-shirave-te-rrembyeshem-veriu-perfshihet-nga-reshje-te-dendura-debore