Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkuar në Berat për të parë nga afër situatën e përmbytjeve në këtë zonë si rezultat i daljes nga shtrati të lumit Osum.
Ndalesa e parë e Presidentit Meta ka qënë në konviktin e shkollës së mesme industriale "Stiljano Bandilli", ku janë strehuar familjet rome që u prekën nga përmbytjet.
Më pas, Meta është ndalur në prefekturën e qarkut Berat, ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe shtabin e emergjencave civile. Prefekti i qarkut Harilla Dafa e ka njohur me situatën e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Beratit.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/presidenti-meta-viziton-zonat-e-permbytura-ne-berat