Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjirokastra është mes qarqeve më të prekura nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin.
Dëmet janë të mëdha, në banesa, biznese dhe infrastrukturë, sikurse izolim me vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.
Banorët e lagjes ?Gërhot? në Gjirokastër që janë më të prekurit thonë se po kalojnë momente të vështira ndërkohë që nuk kanë ndihmën e autoriteteve.
?Kërkuam ndihmë te policia, dhe përgjigjja e tyre ishte se ne nuk kemi çfarë tju bëjmë sepse nuk kemi makina dhe na kanë future dhe një të sharë nga prapa dhe kjo ishte ndihma?, tha një banore.
Rruga hyrëse e qytetit jugor është e kalueshme me vështirësi, ndërsa në bashkinë Tepelenë, Memaliaj dhe Përmet ku dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë dhe në rrugë ka problematika nga rrëshqitja e dherave.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/gjirokastra-nje-nga-qarqet-me-te-prekura-nga-demtimet