Tirana në solidaritet, Bashkia dhe vullnetarët ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës iu ka ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet. Rrjetit të vullnetarëve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili tha se solidarizimi për situatën është edhe fryma e Tiranës. Ai garantoi banorët se brenda ditës së do të normalizohet situata me ujin e pijshëm.

Familjeve të prekura nga përmbytjet iu kanë ardhur në ndihmë edhe Bashkia e Tiranës. Së bashku me rrjetin e vullnetarëve, kryebashkiaku Erion Veliaj, iu shpërndau ndihma ushqimore, batanije e veshmbathje familjeve në zonën e ish-Institutit, në Njësinë 8, në Njësinë 4 pranë Bregut të Lumit dhe në Njësinë 6.

Veliaj: Jam shumë krenar sot për Tiranën. Tirana, kur shikon se ka një nevojë solidarizohet, kur shikon një problem e zgjidh, kur shikon një krizë mobilizohet dhe besoj se kjo është fryma e Tiranës, kjo e bën qytetin tonë të jetë një qytet unik në raste të tilla. Sot do të vazhdojmë me ndihma në njësinë 11, në njësinë 8 dhe në njësinë 4. Kemi të gjitha listat e familjeve me ndihmë ekonomike. Pra, tani që mbaruan shirat kemi mundësi që të shkojmë tek çdo familje që është në listën tonë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tirana-ne-solidaritet-bashkia-dhe-vullnetaret-ndihma-familjet-e-prekura-nga-permbytjet

Share This Video


Download

  
Report form