Ora News - Shoferi i zetorit që ngeci në lumë: Gratë nisën të qanin, nuk kthehesha dot

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoferi i zetorit që shpëtoi mrekullisht së bashku me dy gra që, të cilët po tentonin të kalonin lumin Van në Delvinë ka rrëfyer momentet e ankthit që kanë kaluar.

Në një bashkëbisedim me deputetin socialist, Alket Hyseni, drejtuesi i zetorit thotë se e ndërmori nismën pasi njëra prej grave ishte e sëmurë.

Hyseni: Me kujdes, të kishim marrë me helikopter në këto situata.Për 20 minuta vinte.

Drejtuesi i zetorit: Ajo nxitonte, nuk priste puna. Kjo është marrëzi, të futesh nga ky lumë është rrezik i madh. Unë u futa nga ajo, unë nuk mbytesha se do të hidhesha dhe di not. Por më vinte keq për gratë që kisha brenda, filluan dhe qanin në zetor, me të drejtë qanin. Por çfarë të bëja dhe unë, u futa dhe mbrapsht nuk kthehesha dot më. Policia na ndihmoi.U bë keq. Vajti kunati i saj ta kalonte në lumë nuk e dinin që kishte rënë ura. Desh ranë ata, mbase e pe makinën, kanë shpëtuar për mrekulli, Zoti lart i ka shpëtuar. Ia dolëm mbanë.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/shoferi-i-zetorit-qe-ngeci-ne-lume-grate-nisen-te-qanin-nuk-kthehesha-dot

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS