Report TV - Deputeti i PD nga Fieri:Situatë alarmante,vlerësoj bashkimin politik

Report TV 2018-05-09

Views 0

Deputeti demokrat, Luan Baçi, foli për Report Tv nga Fieri, aty ku ndodhet bashkë me përfaqësues të tjerë të partive të ndryshme politike për të parë nga afër situatën kaotike të krijuar nga përmbytjet.

Deputeti Baçi vlerësoi angazhimin e FA dhe bashkimin politik në këtë situatë tepër të rënduar, duke tërhequr vëmendje se puna duhet të vazhdojë.
"Jemi këtu në Ferras, ku ka përmbytje të shumta nga shirat e fundit, njerëzit janë në gjendje alarmi, përmbytje të shumta, rrugë të bllokuara. Duhet të jemi të gjithë bashkë, nuk mund të rri pa vlerësuar organizimin, praninë e kryeministrit Edi Ramës, të kryeparlamentarit Gramoz Ruçit, angazhimin e FA. Duhet të tërheq vëmendje se puna nuk mbaron me një ardhje dhe prononcim në media, puna duhet të vazhdojë?, tha deputeti Baçi.

Share This Video


Download

  
Report form