Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kavajë ka nisur verifikimi i dëmeve nga përmbytjet. Kryebashkiaku Isa Sakja në një lidhje telefonike për Ora News, tha se zonat më të prekura kanë qenë Golemi dhe fshati Rrikaj.
Sakja: Situata ditën e parë ishte pothuajse si në gjithë Shqipërinë, tej mase e rënduar. Mjetet e bashkisë Kavajë në zonën e Golemit dhe fshatin Rrikaj bënë ndërhyrje emergjente. Falenderoj gjithë ato firma private që i ofruan mjetet e rënda bashkisë. Sot situata në këto zona është më e normalizuar. Kemi ngritur grupin e emergjencave që po verifikon dëmet.
Në një bilanc paraprak, Sakja foli për rreth 100 banesa të përmbytura.
Sakja: Kemi pas rreth 100 shtëpi të përmbytura në fshatin Rrikaj, në katet e para kryesisht. Banorët janë sistemuar në katet e dyta, apo edhe tek familjarët. Ndërkohë 10-12 familje janë strehuar në ambjentet e bashkisë. Në Kavajë nuk ka pasur ndërhyrje të ushtrisë. Furnizimi me energji elektrike ka pasur probleme në shumë zona të qytetit, furnizimi me ujë të pijshëm është normal.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/ne-kavaje-nis-verifikimi-i-demeve-sakja-te-nderhyhet-ne-digen-e-maskurise