Report TV - Lleshi: Të gjitha strukturat në krye të detyrës

Report TV 2018-05-09

Views 5

Këshilltari i kryeministrit për sigurinë Sandër Lleshi u bëri thirrje përmes Report Tv banorëve në Jug të vendit që të pranojnë evakuimin nga zonat me rrezik. Ai theksoi se në Jug situata po përkeqësohet, pasi prurjet nga Vjosa janë shtuar. ?Lajm i keq është se situata po përkeqësohet në Jug të vendit. Ka prurje të mëdha nga Vjosa, Osumi dhe Shkumbini.
Operacionit janë përqendruar të shpëtimi i personave që kanë humbur kontaktin dhe drejtimi i dytë është evakuimi i qytetarëve që banojnë afër brigjeve të këtyre lumenjve ku rreziku i përmbytjeve është serioz. Edhe kjo natë do të përqendrohet te evakuimi.

U bëj thirrje qytetarëve që duhet të largohen nëse rrezikohen, por dëgjoni kërkesat për evakuim. Nuk ka kuptim rezistenca, ka pasur raste edhe kur është ndërhyrë me forcë. Fati ka qenë me ne, pasi asnjë person nuk ka humbur jetën.

Share This Video


Download

  
Report form