Një situatë e pazakontë është shfaqur në aksin rrugor Fushë Krujë ? Milot gjatë mesditës.
Në këtë video të regjistruar nga një qytetar, i cili po udhëtonte me autobus vihet re bllokimi dhe kaosi i shkaktuar në segmentin rrugor pranë Borizanës.
Makina të braktisura të cilat uji i kishte hedhur në kanal dhe të tjera të tonazhit të rëndë të bllokuara në mes të rrugës, ishte panorama e plotë e asaj çfarë ndodhi në atë segment rrugor.
Lartësia e nivelit të ujit arriti pikun prej 1.5 metrash pas orës 12:00.
Policia këshilloi qytetarët që të bënin kujdes për udhëtimin në këtë segment rrugor./tvklan.al