Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Toka e shtëpi nga jugu në veri janë nën ujë nga reshjet e 24 orëve të fundit dhe dalja nga shtrati e disa lumenjve, kryesisht në jug të vendit dhe qarkun e Durrësit. Por të gjithë i kanë sytë nga niveli i Vjosës që rrezikon të përmbysë në Fier e Vlorë. Shkumbini rrezikon Ujësjellësin e Cërrikut, ndërsa Osumi kërcënon disa banesa në Berat!
Qindra hektarë dhe shtëpi nën ujë janë në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë vendin dhe daljes nga shtrati të lumenjve.
Sytë mbeten nga niveli i Vjosës që rrezikon disa mijëra banorë dhe sipërfaqë bujqësore në Fier e Vlorë, ku më herët është paralajmëruar edhe evakuimi i rreth 3 mijë personave në Novoselë dhe tashmë kanë nisur përgatitjet për ti pritur .
Çarja e Argjinaturës së Çukës në Sarandë rrezikon disa hektarë tokë dhe dy banesa. Autoritetet nisën punën për bllokimn e çarjes dhe vërshimin e urës.
Ndërkohë dalja nga shtati e Bistricës përmbyti rreth 300 hektarë tokë në Fanar të Fiqinit dhe Metoq.
Lumi i Kalasës ka vënë nën ujë sipërfaqe të kosniderueshme në Vanë të bashkisë Delvinë.
Lumi Pallvo ka përmbytur mbi 15 ha tokë në Bashkinë Konispol. Lumi Gurra në Delvinë ka bllokuar fshtarat Vërgo e Fushë Vërri.
Në Gjirokastër uji përfshiu edhe varrezat ndërsa probleme pati në Përmet, Tepelenë e Memaliaj ku janë evakuuar disa familje.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/permbytje-nga-jugu-ne-veri-qindra-ha-toke-dhe-banesa-ndodhen-nen-uje