Historiania Sonila Boçi ka botuar librin ?Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit?. Gjatë promovimit në Muzeun Kombëtar, drejtori i institucionit Dorian Koçi ka deklaruar se Shqiptarët kanë jetuar në paqe dhe harmoni me komunitet greke, maqedonase, malazeze e më gjerë.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për historinë e kësaj bashkëjetese, historianët dhe akademikët gjithmonë e kanë anashkaluar.
Është Sonila Boçi Pepivani ajo që ka kërkuar misterin e heshtjes në faqet e pashkruara të Historisë së Shqipërisë. Pas kërkimeve akademike, Boçi ka botuar librin e saj të parë ?Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit.?
?Kjo është një monografi e munguar për një kohë të gjatë për studimet historike në Shqipëri, të cilat përgjithësisht janë të fokusuar në korpusin e identitetit kombëtarë të shqiptarëve, të vetë përkatësisë tonë etnike.