Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për përmbytjet në autostradë, në afërsi të City Park.
Prokurori Ervin Karanxha tha për mediat se do të kryhen verifikime mbi arsyen e bllokimit të sistemit të kullimit.
"Nga ana e prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë në koordinim me policinë e shtetit, po shohim verifikime nëse ka elementë apo jo të ndonjë vepre penale, në lidhje me tubat e shkarkimit , turbinat etj. Tani jemi në kuadër të verifikimit, po dokumentohet vlera e dëmit, sa është, nga këqyrja e vendit të ngjarjes do të saktësohet kush ndërtim është me leje, kush ndërtim është pa leje, ose që ka sjellë dëmin. Objekt i verifikimit do të jenë të gjitha shqetësimet e qytetarëve, do regjistrohet një kallëzim penal dhe do verifikohen të gjitha. Ne jemi të hapur për çdo person që ka pas përmbytje, të paraqitet në prokurorinë e rrethit gjyqësor, Tiranë, me vlerën e dëmit, çfarë dëmi i është shkaktuar nga ngjarja e ndodhur".
Tv Klan