Drini Zeqo, spikeri i lajmeve në Tv Klan ishte sot në emisionin ?Kush vjen për drekë.
Përmes një interviste të shkurtër me gazetaren Mira Mrruku, Zeqo rrëfeu angazhimet në Tv Klan dhe si është një ditë e zakonshme pune e tij.
?Televizioni të merr shumë kohë. Lajmet 30 minuta janë, por përgatitja e lajmeve të merr shumë kohë. Tv Klan dhe Opinion janë si një, por padyshim më përzemër kam Opinionin pasi është më kreative, për të qenë gazetar?, tha Zeqo.