Report TV - Përmbytjet, helikopteret e shëndetësisë në gatishmëri, dy misione shpëtimi në pak minuta

Report TV 2018-05-09

Views 0

Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan para pak minutash pranë Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Një 53 vjeçare nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji, u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve, me misionin e kryer në një terren tejet të vështirë.

Aktualisht zonja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së. Një tjetër mision shpëtimi u krye para pak minutash në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi.

Share This Video


Download

  
Report form