Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Emergjencave Civile bën apel për evakuim deri në orën 16:00 të gjithë banorëve, të cilët në 2015 kanë qenë në hartën e përmbytjeve.
"Presim që gjithë sasia e reshjeve që ka rënë në pjesën veriore të Greqisë që furnizon lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin të zbresë në ultësirën perëndimore pas mesditës së ditës së sotme dhe normalisht do të shoqërohet me përmbytje, ku sipas parashikimeve do të përsëritet harta e përmbytjeve të 2015"
Të gjitha bashkitë dhe njësitë e qeverisjes vendore që lagen nga lumenjtë Vjosë, Shkumbin, Seman dhe të gjithë ato rajone që janë prekur nga përmbytjet e 2015 ose që janë brenda hartës së rrezikut të kërcënimit të bërë në 2015-ën duhet të evakouhen në mënyrë vullnetare dhe me ndërhyrjen e strukturave operacionale të policisë e ushtrisë.
Rreth orës 16:00 në këto zona, që janë rrezikuar në 2015, nuk duhet të ketë banorë dhe bagëti." deklarata e Shemsi Prencit ne Ora News.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/jepet-alarmi-do-perseritet-harta-e-permbytjeve-2015-brenda-ores-1600-evakuohuni