Ora News – Bushati në SHBA: Nuk jemi rajon i vërtetë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë vizitës së tij në SHtetet e Bashkuara duke folur për sfidat e Ballkanit në lidhje me sigurinë, minisri për evropën dhe punët e jashtme, Ditmir Busahti u shpreh se vendet e Ballkanit nuk po sillen si një rajon i vërtetë në lidhje me aspiratat e integrimit dhe përballjen me situatat e ndryshme. Bushati vuri në dukje se kapitujt e bisedimeve me BE nuk janë të rëndësishme për shpejtësinë e integrimit.

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në konferencën për formimin e së ardhmes në Ballkan u shpreh se vendet e rajonit të Ballkanit nuk po sillen si një rajon i vërtetë.

Bushati theksoi se edhe pse të gjitha vendet e rajonit aspirojnë të integrohen në BE, jo të gjitha kërkojnë të anëtarësohen në NATO, si dhe qasja ndaj sfidave të ndryshme është e ndryshme

Bushati: Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë të integrohen në BE, dhe kanë pasur një rrugëtim të ndryshëm në këtë drejtim, me 4 vende kandidate në nivele të ndryshme. Në të njëjtën kohë, edhe nëse flasim për integrim euroatlantik, është e vështirë të flasim për një rajon të vërtetë, duke pasur parasysh se kemi disa vende anëtare (Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi), por edhe vende si Kosova e cila po kërkon të ketë një marrëdhënie të institucionalizuar me NATO-n, vende si Serbia që qëndron në një tjetër pozicion, apo edhe Bosnja, e cila në dy vitet e fundit nuk po avokon për t?u anëtarësuar në NATO. E njëjta gjë vlen edhe për mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfida të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/bushati-ne-shba-nuk-jemi-rajon-i-vertete

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS