Report TV - Lobimi 1 mln USD i PD, Balla: Të Hënën kallëzim penal Bashës për pastrim parash

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kontrata lobuese 1 milion dollarë e Partisë Demokratike në SHBA është kthyer në një temë debati edhe në seancën e sotme plenare. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka vijuar akuzat e forta ndaj PD dhe kreut Lulzim Basha dhe në foltoren e Kuvendit, teksa tha se ky i fundit duhet të dënohet për disa vepra të rënda penale.

Sipas tij, PS do të kallëzojë në Prokurori kreun e PD për pastrim parash, duke shtuar se partinë që ja falën e ktheu në makinë larëse parash.
"Fondi është krijuar në një ishull of-shor për të fshehur gjurmët që të cojnë te Basha, i cili po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave në favor të PD. Ke ngritur një furtunë, kazanin e akuzave për përgjimin e dy kriminelëve dhe arrestimin e një biznesmeni me 863 mijë euro në makinë, duke bërë prokurorin sa herë do, ti ende nuk ke gjetur asnjë moment dhe sot është dita të dalësh e të sqarosh ku i ke gjetur 1 mln dollar për të nxirë Shqipërinë. Përmes kujt i keq cuar në një ishull of-shor për t?ju ikur radarëve të ligjit. Cilët janë të huajt me të cilët ke bashkëpunuar për këtë aferë të paligjshme? Ka dyshime se jemi në kushtet e disa veprave të rënda penale, që bien direkt mbi Bashën. Jemi në kushtet e dy veprave penale, që dënohen me burg, ajo e pastrimit të parave, hera e parë që një parti bëhet makinë larjesh parash. Ta falën partinë, e përdore si mall të falur dhe e ktheve në makinë pastrimi parash", tha Balla.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS