Report TV - Sema: Nuk më pëlqejnë zënkat që bëjnë deputetët

Report TV 2018-05-09

Views 2

Parlamenti është vizituar sot nga një personazh që është rikthyer në sallë jo për të parë nga afër atë çfarë sheh nëpërmjet ekranit, por për të kujtuar kohën kur ka qenë deputete. Zoica Sema ka qenë deputete nga viti 1962 deri më 1974 dhe ditën e sotme është rikthyer edhe një herë në sallë dhe është ulur në po të njëjtin vend.
?Jam shumë nostalgjike dhe prandaj kam ardhur sot, që të shikoja karrigen ku isha ulur. Për 12 vjet kam qenë ulur në karrigen e tretë të rreshtit të tretë djathtas. Dhe sa më thanë ishte zoti Sali Berisha në atë karrige, mu bë qejfi shumë që Sali Berisha ka zgjedhur karrigen time?, shprehet ish-deputetja Sema.

Çfarë mendon zonja Sema për politikën e sotme?

?Nuk më pëlqejnë ato zënkat e tyre dhe ofendimet që bëjnë me njëri tjetrin. Duhet të jenë më të vëmendshëm, duhet të jenë më solidarë më njëri tjetrin për të mirën e vendit dhe ti hedhin tej ato ofendimet e rënda që bëjnë. Problemi është se këto partitë duan që secila të dali në krye vetë dhe përderisa sa kërkojnë që secila të dalë në krye dhe të gjithë këta që drejtojnë duan të jenë të parë?, thotë Sema për Report Tv.

Share This Video


Download

  
Report form